BallinaLajmeLajmet e FunditAmbasadorët mbërrijnë në Kuvendin e Kosovës për tentimin e fundit të konstituimit

Ambasadorët mbërrijnë në Kuvendin e Kosovës për tentimin e fundit të konstituimit

Të ngjajshme

Arrestohen dy të dyshuar për vjedhje të rëndë në Mitrovicë të veriut

Më datën 18.04.2026, në Stacionin Policor Mitrovicë Veri është...

E mbajti “në xhep” sulmin e Bayernit, Pacho shpallet “lojtari i ndeshjes”

Skuadra e Paris Saint-Germain është kualifikuar në finalen e...

PSG mbahet në Mynih, prek finalen e Ligës së Kampionëve për herë të dytë rresht

Paris Saint-Germain është finalisti i dytë i këtij edicioni...

Kajsitë të mira kundër kancerit

Shumë njerëz nuk e dinë se çfarë vlera të...

Ambasadorët e vendeve mike të Kosovës tashmë kanë arritur në Kuvendin e Republikës së Kosovës, për të ndjekur nga afër tentimin e 52-të dhe të fundit për konstituimin e Kuvendit të ri, pas zgjedhjeve të fundit parlamentare.

Ky është afati i fundit për formimin e institucioneve, përpara se të hyjë në fuqi vendimi i Gjykatës Kushtetuese që, duke nisur nga data 27 korrik, pezullon aktivitetin e deputetëve për një periudhë 30-ditore, me qëllim që të pastrohet situata e bllokimit institucional dhe të krijohen kushtet për zgjidhje të re politike, transmeton lajmi.net

Pjesëmarrja e trupit diplomatik në këtë seancë është sinjal i qartë për rëndësinë që partnerët ndërkombëtarë i japin stabilitetit institucional dhe funksionimit demokratik të vendit.

Deri më tani, 51 tentime për konstituimin e Kuvendit kanë dështuar për shkak të mungesës së konsensusit ndërmjet partive politike për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit dhe më pas të Qeverisë së re. Nëse dështon edhe ky tentim i fundit, vendi rrezikon të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme./lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz