Ambasada e Kosovës në Slloveni ka bërë një thirrje për të gjithë bashkatdhetarët që janë regjistruar për të votuar në këtë përfaqësi diplomatike.
Përmes një njoftimi zyrtar, nga kjo ambasadë thonë se kanë mbetur edhe më pak se dy orë deri në mbylljen e vendvotimit, duke ftuar të gjithë ata që janë regjistruar, që të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës.
“Vendvotimi do të jetë i hapur deri në ora 19:00.
Adresa e Ambasadës është Tivolska cesta 48, Lubjanë” thuhet në njoftim.
Ky është njoftimi i plotë:
Të nderuar shtetas të Republikës së Kosovës,
Kanë mbetur edhe më pak se dy orë deri në mbyllje të vendvotimit në Ambasadën në Lubjanë.
Ftojmë të gjithë ju që jeni të regjistruar për të ushtruar të drejtën e votës të merrni pjesë në procesin e votimit.
Votimi mundësohet me:
Letërnjoftim të Republikës së Kosovës
Pasaportë të Republikës së Kosovës
Leje vozitje të Republikës së Kosovës
Sipas vendimit të KQZ-së, lejohet votimi edhe me dokument të skaduar.
Vendvotimi do të jetë i hapur deri në ora 19:00.
Adresa e Ambasadës është Tivolska cesta 48, Lubjanë.


