Ambasada britanike dënon deklaratat e ministres serbe
dp

Lexo edheNë zyrat e LDK-së mblidhen edhe sot, çështja e Kuvendit të Jashtëzakonshëm po shihet si urgjencë

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar ka dënuar deklaratat e ministres serbe Snezana Paunovic, përfshirë referencat e saj ndaj spastrimit etnik të Kosovës, duke i cilësuar ato si “krejtësisht të papranueshme” dhe pa vend në shoqërinë e sotme.
Në një deklaratë, ambasada thekson se në një kohë kur vendet e Ballkanit Perëndimor janë të përqendruara në ndërtimin e një të ardhmeje paqësore, të qëndrueshme dhe multietnike, deklarata të tilla rrezikojnë të rihapin ndasitë e së kaluarës dhe të nxisin tensione.
“Udhëheqësit politikë me përgjegjësi duhet ta refuzojnë një gjuhë të tillë qartë dhe pa asnjë mëdyshje”, thuhet në deklaratë.

Lexo edheNë zyrat e LDK-së mblidhen edhe sot, çështja e Kuvendit të Jashtëzakonshëm po shihet si urgjencë
Ambasada britanike po ashtu vuri në dukje se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është distancuar nga komentet e ministres Paunovic.