back to top
Saturday, January 31, 2026
BallinaLajmeAmbasada amerikane uron Kosovën për Vitin e Ri 2026

Ambasada amerikane uron Kosovën për Vitin e Ri 2026

Të ngjajshme

Shoferi shpëton pasi vetura u zë nën rrënojat e murit në Han të Elezit

mbrojtës është shembur papritur dhe ka rënë mbi një...

Sezoni 2026 i Superligës Kineze nis me penalizime të rënda për shumicën e ekipeve

Superliga Kineze e futbollit për sezonin 2026 pritet të...

IPK nis hetimet për arrestimin në Shtime ku dyshohet se policët përdorën edhe dhunën

Inspektorati Policor i Kosovës është njoftuar lidhur me arrestimin...

Interi e gjen te Liverpuli pasardhësin e Frattesit

Interi ka nisur bisedimet me Liverpulin për mesfushorin Curtis...

KQZ: Përfundon procesi i rinumërimit të votave

Në Qendrën për Numërimin e Rezultateve është përmbyllur rinumërimi...

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë ka uruar qytetarët e Kosovës për Vitin e Ri 2026 përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale, duke ritheksuar partneritetin e ngushtë mes dy vendeve.

Në mesazhin e saj, Ambasada shprehu shpresën që viti i ri të sjellë paqe, prosperitet dhe përparim të përbashkët. “Teksa mirëpresim vitin 2026, ju dërgojmë urimet tona më të ngrohta dhe shpresojmë që ky vit të jetë i mbushur me paqe dhe mundësi të reja”, thuhet në urim, transmeton lajmi.net.

Shefi i Njësisë Ekonomike, Micah Savidge, vlerësoi bashkëpunimin ekonomik duke theksuar se “partneritetet mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara po krijojnë mundësi konkrete për zhvillim dhe forcim të sektorit privat”.

Ndërkaq, drejtori për Çështjet Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit, Kevin Miles, theksoi progresin në fushën e sigurisë, duke deklaruar se “bashkëpunimi i ngushtë me institucionet e Kosovës ka sjellë rezultate të prekshme në luftimin e krimit të organizuar dhe forcimin e sigurisë së përbashkët”./lajmi.net/

Të Fundit

Sport

ShowBiz