back to top
Friday, January 30, 2026
BallinaLajmeAmabsadori gjerman: Nesër po shkoj, por një pjesë të valixhes po e...

Amabsadori gjerman: Nesër po shkoj, por një pjesë të valixhes po e lë në Kosovë

Të ngjajshme

Historike, Muriqi kosovari i parë që shpallet “Lojtari i Muajit” në La Liga

Vedat Muriqi ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm. Muriqi është...

Ushtarë të FSK-së i bashkohen ushtrimit fushor “KFOR 36”

Kontingjenti i FSK-së me kapacitete mjekësore ROL 1, që...

Ushtarët gjermanë të KFOR-it vazhdojnë patrullimet në veri të Kosovës

Ushtarët gjermanë nga Komanda Rajonale Lindje e misionit të...

Ambasadori gjerman në Prishtinë, Christian Heldt, nesër do të largohet nga Kosova duke përfunduar kështu mandatin e tij 3 vjeçar.

Diplomati gjerman është shprehur i mërzitur që i duhet të largohet nga Kosova pa pasur mundësinë që të përshëndetet me të gjithë miqtë e tij, si pasojë e pandemisë dhe COVID-19.

Por Heldt ka thënë se do të kthehet privatisht e si mik, për të takuar të gjithë miqtë e tij në Kosovë dhe për t’i bërë të gjitha gjërat që s’ka mundur t’i bëjë si pasojë e pandemisë.

“Në gjermanisht është një shprehje që thotë ‘ende e kam një valixhe në Berlin’, kuptimi i së cilës është që ke lënë diçka pas tek e cila do të kthehesh sërish. E pra unë definitivisht po e lë në Kosovë një pjesë të madhe të valixhes time”, ka thënë Heldt.

Të Fundit

Sport

ShowBiz