Ish-ambasadorja e Kosovës në Itali, Alma Lama ka kritikuar liderin e AKR-së, Behgjet Pacollin për deklaratën e tij se kishte frike të ateronte në aeroportin e Prishtinës për shkak të një sulmi të mundshëm terroriste.
Lajma shprehet se ish-ministri i MPJ-së është i njëti person që kishte dërguar kukullat e tij nëpër media në Kosovë për të shpifur kundër saj rreth shkarkimit të saj – raporton SYRI.net Kosova
“Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, tani deputet, paska bërë një deklaratë skandaloze, se dje nuk ka ateruar në aeroportin e Prishinës, pasi paska pasur frikë se mund të kishte “sulm terrorist”. Ky është i njejti, që kishte dërguar sejmenët e tij nëpër mediat e Kosovës, duke shpifur kundër meje, se gjoja arsye e ndërprerjes së parakohshme të mandatit tim si Ambasadore ishte se unë e kisha “paraqitur Kosovën si vend islamik.” Nje genjeshtër monstruoze”.
Deklaratat e Pacollit në kohëns a ishte minsitër, Lama thotë se u bën me direktivat e Thaçit.
“Kuptohet, këto ishin direktivat e presidentit, i cili ishte në hall të madh për të gjetur një justifikim për shkarkimin, pasi arsyeja e vërtetë ishte se unë mund të merrja vesh takimet e tij sekrete me Vucicin në Romë, ku po thurte plane për ndarjen e Kosovës. Prandaj organizuan një fushatë për të më dëmtuar reputacionin, në mënyrë që njerëzit të mos i besonin fjalëbve të mia”.
Ajo thotë se për këto gënjeshtra ajo ka ngritur padi në gjykatë dhe së një ditë drejtësia do të triumfojë.
Lama shkrimin e saj në Facebook e përmbyll duke thënë se gënjeshtra i ka këmbët e shkurta ashtu si deklarata e Behgjet Pacollit që e paraqiti Kosovën si shtet terrorist.
“Mediat që i publikuan këto gënjeshtra për mua, i kam paditur në gjyq, dhe herët a vonë drejtësi do të bëhet. Por gënjshtra i ka ka këmbët e shkurtra, nuk zgjat aq sa zgjasin proceset gjyqësore në Kosovë. Sot me këtë deklaratë deputeti Behxhet Pacolli e ka paraqitur Kosovën shtet terrorist (edhe pse te gjithe e dimë se kjo është genjeshtra e tij e radhës).”