back to top
Friday, January 30, 2026
BallinaUncategorizedAll Star Game edhe në futboll, Messi e Ronaldo në një ekip

All Star Game edhe në futboll, Messi e Ronaldo në një ekip

Të ngjajshme

Shembet muri në Han të Elezit, vetura përfundon nën rrënoja

Një incident i rëndë ka ndodhur sonte në Han...

Filmi i Visar Morinës fiton çmimin kryesor në Sundance, luan aktori Astrit Kabashi

Filmi “Shame and Money” i regjisorit Visar Morina, me...

Lucas Paqueta zyrtarizohet te skuadra e re

Lucas Paqueta edhe zyratrisht është pjesë e Flamengos. Braziliani është...
Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo mund të luajnë së bashku. Ky është titulli kryesor i gazetës katalanase El Mundo Deportivo, që i referohet një projekti të UEFA-s, për organizimin e ndeshjeje të përvitshme në versionin All Star Game, ku përballë njëri-tjetrit do të vihen lojtarët më të mirë që luajnë në elitën e futbollit europian.
Kjo do të jetë një mundësi e mirë për të bashkuar brenda një sfide yjet më të mëdhenj të futbollit që janë në aktivitet. Por si do të ndahen futbollistët më cilësorë që luajnë në kampionatet elitare europiane në dy skuadra? Projekti i UEFA-s parashikon që në All Star Game të përballet Veriu me Jugun. Në skuadrën veriore do të përfshihen lojtarë që luajnë në Premier League, Gjermani, Rusi apo në kampionatet të tjera të rëndësishme në pjesën veriore të Europës, ndërsa në formacioni i Jugut do të përbëhet nga futbollistë të Primera Division, Ligue 1, Seria A etj.
Në fakt, ky projekt i UEFA-s është vetëm në fazën e studimit, pas propozimit të Presidentit Michel Platini. Kreu i UEFA-s gjithmonë ka kërkuar të promovojë spektaklin, por ky propozim i tij duhet të gjejë edhe konsensusin e klubeve dhe spsonsorë të fuqishëm, për ta kthyer në realitet.
Ja nje formacion hipotetik i dy ekipeve te All Star Game:

Të Fundit

Sport

ShowBiz