

Ali Ahmeti ka shprehur publikisht përkrahjen e tij për Mërgim Lushtakun, djalin e bashkëluftëtarit të tij, Sami Lushtakut, duke vlerësuar lart rrugëtimin politik dhe përkushtimin e tij ndaj Kosovës, përcjellë Drenica Press.
Ndër deputetët më të votuar në legjislaturat e fundit të Kuvendit të Kosovës, Mërgim Lushtaku edhe kësaj radhe spikat me shembullin e modestisë, duke u radhitur me numrin 100 në listën e Partisë Demokratike të Kosovës. Edhe pse i ri në moshë, ai ka dëshmuar pjekuri politike, angazhim të palodhur, përvojë dhe afërsi të vazhdueshme me qytetarët.
Me rrënjë të thella në Drenicën heroike, Mërgimi po vazhdon me dinjitet rrugën e kontributit patriotik, duke folur hapur e pa kalkulime, me vendosmëri dhe qartazi gjithmonë në interes të Kosovës.
Sipas Ahmetit, Mërgim Lushtaku përfaqëson brezin e ri të burrave që i duhen Kosovës sot – të drejtë, të guximshëm dhe të përkushtuar ndaj vendit.
Suksese, Mërgim Lushtaku 100!



