back to top
Friday, December 5, 2025
BallinaLajmeAleanca e PAN-it

Aleanca e PAN-it

Të ngjajshme

Itali: Dyshohet se vrau gruan e tij, shqiptari gjendet i plagosur rëndë

50 vjeçari Nazif Muslija, u gjet u plagosur rëndë...

Trepça triumfues në super derbin në Pejë

Trepça ka fituar derbin e javës së tetë të...

Serbia arreston 33-vjeçarin shqiptar, gjatë kontrollës në kufi iu gjet një flamur i UÇK-së

Mediet serbe raportojnë se policia në pikëkalimin Merdare ka...

Dalot e kalon Manchester Unitedin në epërsi ndaj West Hamit (VIDEO)

Manchester United ka kaluar në epërsi ndaj West Ham...

“Hajvan”, “njeri i Serbisë”, “hibridë” – Sharja, strategji e politikanëve për vota

Termat ofendues dhe denigrues, si “hajvan”, “njeri i Serbisë”,...

Koalicioni PAN thuhet se ka hyrë në aleancë me partinë e Behgjet Pacollit, Aleanca Kosova e Re (AKR). Zyrtarizimi i marrëveshjes për koalicion pritet të ndodhë pasi që të skadojë afati dhjetëditor që Pacolli ia ka dhënë LDK-së dhe “Vetëvendosjes” për të arritur marrëveshje. Por, me deklaratat e fundit publike të liderëve këto dy subjekte vetëm se po i “ndajnë rrugët”, shkruan sot Gazeta “Zëri”

Pak ditë para seancës së 24 gushtit të Kuvendit të Kosovës, për të cilën dje ka vendosur kryesuesi i seancës konstituive, Adem Mikullovci, koalicioni PAN do ta lidhë aleancën me Aleancën Kosova e Re (AKR) të Behgjet Pacollit për t’i formuar institucionet qendrore.

Kështu bëjnë të ditur burimet e gazetës “Zëri, sipas të cilave një marrëveshje e tillë pritet të ndodhë në fund të kësaj jave, apo më së largu në fillim të javës së ardhshme.

Lideri i AKR-së javën e kaluar u ka dhënë dhjetë ditë afat kreut të LDK-së, Isa Mustafa dhe Albin Kurtit nga lëvizja “Vetëvendosja” që të merren vesh për formimin e Qeverisë, në të kundërtën, siç ka deklaruar ai, nuk ka kuptim qëndrimi i tij në koalicionin LAA.

Por, kreu i LDK-së Isa Mustafa ditë më parë në profilin e tij në “Facebook” ka shkruar se do të kërkojnë nga “Vetëvendosja” që t’i qartësojnë qëndrimet e tyre për shumë akuza, sulme dhe veprime të dhunshme, por edhe për çështje programore.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz