Albulena Haxhiu: Ramush Haradinajnt as nuk duhet t’i shkojë në mend të bëhet President
03

Lexo edheNë ora 21:00 e gjithë Kosova në terr, do të ndizen qirinj

Zyrtarja e lartë e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, në emisionin Frontal të T7 e ka komentuar shpalljen e kandidaturës për President nga kreu i AAK’së, Ramush Haradinaj.
Sipas Haxhiut, Haradinaj po i mendon pozitat e larta shtetërore për t’i ushqyer apetitet e veta.
“Njëherë deshi të bëhej kryeministër, e pamë si qeverisi. Çfarë i paska mbetur pikë, edhe President me u ba. Thua se pozitat në institucione janë për të shuar apetitet”, ka thënë Haxhiu.
“Për cka, për me na tregu se si mund ta shftrytëzu pozitat për interesa personale, klienteliste”.

Lexo edheNë ora 21:00 e gjithë Kosova në terr, do të ndizen qirinj
Zyrtarja e Vetëvendosjes thotë se politikanët që nuk kanë përkrahje të popullit as nuk duhet t’u shkojë në mendje të kandidojnë për President të vendit.
“Unë mendoj që dikush që s’ka përkrahje popullore, as nuk duhet t’i shkojë në mend me u ba President”, ka thënë Haxhiu. /Express/