BallinaLajmeAlbulena Haxhiu paralajmëron edhe njëherë punëdhënësit që nuk zbatojnë masat e parapara...

Albulena Haxhiu paralajmëron edhe njëherë punëdhënësit që nuk zbatojnë masat e parapara kundër koronavirusit

Të ngjajshme

Parashikimi i motit për të martën

Të martën parashikohet të mbajë mot me vranësira të...

“3 euro çmimi i naftës”, Arifi shpjegon skenarin që mund ta thellojë krizën

Opinionisti Avni Arifi ka shpjeguar se skenarët e krizës...

Aksion antidrogë në Suharekë: Sekuestrohet heroinë, dy të dyshuar në pranga

Gjatë ditës së sotme është zhvilluar një aksion i...

Nga Qeveria e Kosovës kanë paralajmëruar edhe një herë masa ndëshkuese për punëdhënësit që nuk zbatojnë masat e parapara kundër koronavirusit.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka thënë se pika e parë e vendimit të qeverisë kërkon lirimin e njërit prind nga puna për shkak të kujdesit ndaj fëmijëve.

Ajo përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se vendimi në fjalë nuk po zbatohet.

Sidoqoftë, Haxhiu ka paralajmëruar masa ndaj secilit punëdhënës që e shkelë vendimin në fjalë.

Postimi i plotë i ministres Haxhiu:

Punëdhënësit duhet të zbatojnë Vendimin e Qeverisë edhe për nënat vetushqyese.

Pika e parë e Vendimit të Qeverisë kërkon lirimin e njërit prind nga puna për shkak të kujdesit ndaj fëmijëve.

Në rastet e nënave vetushqyese ky Vendim nuk po zbatohet me arsyetimin e mospërmendjes shprehimisht në Vendim.
Nënat vetushqyese i rrisin fëmijët të vetme.
Abuzimi i punëdhënësve në këto raste është i papranueshëm dhe penalizohet!

Qëllimi i lirimit të njërit prind është kujdesi ndaj fëmijës dhe në rastet e nënave vetushqyese do të thotë që duhet të lirohet nëna!

Do ta denoncojmë secilin punëdhënës që e shkelë Vendimin.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz