BallinaLajmeAlbulena Haxhiu: Deputetët sot humbën rastin t’i japin fund monopolit në vend

Albulena Haxhiu: Deputetët sot humbën rastin t’i japin fund monopolit në vend

Të ngjajshme

Në Kuvend të Kosovës sot ka dështuar që të votohet ndryshimi i ligjit për automjete.

Ish-ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka thënë se sot deputetët e kanë pasur shansin që t’i japin fund monopolit dhe zhvatjes që po iu bëhet deputetëve.

Ajo thotë se deputetët votuan në interes të oligarkëve.

“Deputetët e Kuvendit sot e patën shansin që me votën e tyre t’i japin goditjen monopolit dhe zhvatjes që po u bëhet qytetarëve. Kjo ishte e mundur nëse të njëjtit do ta ngritnin dorën lartë për të votuar projektligjin për heqjen e homologimit! Por ata sërish nuk votuan për interesat e qytetarëve por për interesat e oligarkëve”, ka thënë Haxhiu.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz