Albion Rrahmani surprizon familjen e tij, i bën dhuratë një Audi Q8
dp

Lexo edheEvra në zi, i vdes personi i zemrës

Albion Rrahmani është një nga futbollistët më të spikatur që ka dalë nga Superliga jonë.
Forma e tij me Ballkanin, Rapid Bukureshtin dhe Sparta Pragën e vë atë si një nga sulmuesit më të mirë, ku njihet për instiktin e tij vrasës për gola.
Ndërsa sot ylli kosovar, i bëri një surprizë familjes së tij duke i blerë një veturë Audi, të modelit Q8.
Vetura është blerë te kompania e njohur kosovare, “Reforma” të cilët postuan fotografitë në faqen e tyre në “Facebook”.

Lexo edheEvra në zi, i vdes personi i zemrës
Rrahmani, kujtojmë se këtë verë bëri lëvizjen e madhe drejt Serie A-së, ku iu bashkua Venezias./IndeksOnline/