back to top
Monday, August 11, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditAlbion Rrahmani në super formë – shënon golin e katërt në katër...

Albion Rrahmani në super formë – shënon golin e katërt në katër ndeshjet e fundit për Spartën e Pragës

Të ngjajshme

Barcelona e deklason skuadrën e Mërgim Vojvodës

Skuadra e Barcelonës ka shënuar fitore në miqësore ndaj...

Trafik nga Shëngjini në Milot, mijëra turistë mbeten të bllokuar

Mbrëmja e sotme ka sjellë një trafik të rënduar,...

Aktorja bën rrëfimin e ndjerë pas operimit të ‘rrezikshëm’

Amy Schumer ka ndarë me ndjekësit e saj në...

Sulmuesi i kombëtares së Kosovës, Albion Rrahmani, po vazhdon të shkëlqejë në Republikën Çeke, duke mos i ndalur golat me fanellën e Sparta Pragës.

Në ndeshjen e fundit të kampionatit, Rrahmani shënoi golin e vetëm të takimit, duke i dhuruar fitoren minimale 1-0 Spartës kundër Sigma Olomouc. Ky ishte goli i katërt për 24-vjeçarin në katër ndeshjet e fundit – një statistikë që tregon formën e jashtëzakonshme në të cilën ndodhet.

Me këtë fitore, Sparta Praga ngjitet në vendin e dytë në tabelën e Ligës Premier të Çekisë, me 10 pikë të grumbulluara pas xhiros së katërt. Rivaliteti për kreun është i ashpër, pasi edhe Slavia Praga, që mban vendin e parë, dhe Zlin, në vendin e tretë, kanë po ashtu nga 10 pikë.

Rrahmani ka rilindur plotësisht pas ardhjes së trajnerit danez Brian Priske në krye të skuadrës, i cili i ka dhënë besim të plotë sulmuesit nga Kosova dhe e ka bërë një pikë kyçe të repartit ofensiv të ekipit.

Performanca e fundit konfirmon edhe një herë se Albion Rrahmani është një nga sulmuesit më në formë në rajon, ndërsa tifozët e Spartës dhe përfaqësueses së Kosovës shpresojnë që kjo seri golash të vazhdojë edhe në javët e ardhshme. /GazetaExpress/

- Advertisement -

Të Fundit