BallinaLajmeAlbin Kurti thërret protesta popullore kundër Thaçit

Albin Kurti thërret protesta popullore kundër Thaçit

Të ngjajshme

Nesër në lagjen Dardania ndërpritet përkohësisht furnizimi me ujë

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” sh.a, njofton se për...

Drejtori sportiv i Atleticos: Alvarez do të qëndrojë

Këtë javë kanë filluar spekulimet për një transferim të...

Muriqi i prin sulmit të Mallorcas në ndeshjen ndaj Espanyolit

Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes mes Mallorcas dhe...

Olta lajmërohet nga Roma, shfaqet ‘zjarr’ në këtë veshje

Olta Gixhari është një nga personazhet me të përfolura...

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti ka dalë në një konferencë për media në selinë qendore të Lëvizjes Vetëvendosje, prej ku ka njoftuar që Vetëvendosje do të organizoj protesta më 29 shtator, kundër përpjekjeve të presidentit të Kosovës Hashim Thaçi për marrëveshje me Serbinë.

Kurti tha se situata politike në Kosovë është e rëndë, “sidomos nga ndërmarrja e Presidentit Thaçi për dialog të ri me Serbinë, pa mandat të Kuvendit, pa ekip gjithpërfshirës.”

“Kjo aventurë perosnale e zotit Thaçi duhet ndalur. Presidenti Thaçi shënon përkrahjen më të ulët nga qytetarët në historinë e tij. Qeveria po e bojkotin Kuvendin sepse ajo po e lufton opozitën, krejt kjo nën mbikëyrjen e kryetarit të Kuvendit”, tha ai, raporton Periskopi.

Prandaj, tha se Lëvizja Vetëvendosje thërret protestë paqësore më 29 shtator në orën 14:00.

“Ne i kemi institucionet e kapura. Sheshi është institucion në Republikë. I ftojmë qytetarët e të gjitha moshave e vendbanimeve. Një popull s’i nënshtrohet një njeriu”, tha Kurti.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz