BallinaLajmeAlbin Kurti takohet me ambasadorin amerikan Kosnett, flasin për taksën dhe dialogun

Albin Kurti takohet me ambasadorin amerikan Kosnett, flasin për taksën dhe dialogun

Të ngjajshme

Limaj shpërthen ndaj atyre që e ofenduan Muriqin: Çdo shtëpi e ka “berllogun” e vet

Kreu i  NISMAS-s, Fatmir Limaj ka reaguar pas ofendimeve...

Si ndikojnë market maker-at në treg dhe cilat janë sinjalet që duhen vëzhguar

Likuiditeti dhe një treg i balancuar janë thelbësorë që...

Ilir Krasniqi: Ëndrra jonë vazhdon…!

Pas humbjes minimale 0:1 ndaj Turqisë në Prishtinë, në...

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti është takuar me ambasadorin amerikan në Kosovë, Philip Kosnett në zyrat e këtij të fundit.

Në këtë takim, sipas komunikatës së Lëvizjes Vetëvendosje është biseduar për cështjet aktuale në vend, përfshi edhe taksën.

“U shkëmbyen edhe qëndrimet e dy palëve për dialogun dhe tarifën doganore ndaj importeve nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, për dëmet që po i shkaktohen vendit nga nepotizmi dhe korrupsioni në sektorin publik dhe për domosdoshmërinë e reformimit të administratës publike në Kosovë”, thuhet në komunikatën për media të Lëvizjes Vetëvendosje.

Sipas kësaj komunikate, Kurti e ka njoftuar ambasadorin për qëndrimet që kjo parti i ka karshi dialogut me Serbinë, se pse nuk duhet të hiqet taksa e të tjera.

Përveç çështjeve aktuale në këtë takim, sipas Vetëvendosjes është diskutuar edhe për diasporën kosovare në Evropë e Amerikë.

Lëvizja Vetëvendosje i ka dhënë mbështetje Qeverisë Haradinaj sa i përket taksës 100% ndaj produkteve serbe dhe boshnjake.

Ndërsa, Ambasada e SHBA-së në Prishtinë i ka kërkuar Qeverisë që ta largojë taksën, gjë që është refuzuar publikisht nga Kryeministri Haradinaj, i cili si kusht ka kërkuar garanci për njohjen e Kosovës shtet nga ana e Serbisë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz