BallinaLajmeAlbin Kurti prezanton aderimin më të ri në VV, do të jetë...

Albin Kurti prezanton aderimin më të ri në VV, do të jetë kandidate për deputete

Të ngjajshme

Një ari gjigant shihet në Jezerc të Ferizajt

Një ari i madh është parë dhe filmuar në...

Chelsea arrin marrëveshje me Xabi Alonson

Chelsea duket se po lëvizë në mënyrë vendimtare drejt...

Kryeministri në detyrë dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka bërë të ditur përmes një postimi se Krenare Çerkini i është bashkuar kësaj partie dhe do të jetë kandidate për deputete në listën zgjedhore.

Kurti ka shkruar se Çerkini vjen nga Ferizaj dhe ka një profil të ndërtuar në fushën e arsimit dhe angazhimit akademik. Tutje, në postimin e tij, ai ka treguar se ajo ka përfunduar dy studime bachelor dhe dy programe masteri, ndërsa aktualisht po ndjek studimet e doktoratës në Bruksel, transmeton lajmi.net.

Ai ka përmendur gjithashtu përvojën e saj si pedagoge universitare dhe pjesëmarrjen në iniciativa ndërkombëtare për arsim dhe rini.

Në postimin e tij, Kurti ka theksuar se Çerkini është pjesë e listës së Vetëvendosjes për zgjedhjet e ardhshme, duke e paraqitur atë si një prurje të re në subjektin politik./lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz