Albin Kurti, një figurë e njohur prej shumë vitesh për parimet e tij strikte në politikë, por edhe në jetën e tij, rrallë shihet duke lëvizur lirshëm në qytet, shkruan “Kosovarja”.
Ndoshta nga angazhimet e shumta, apo edhe nga vëmendja që e përcjell, por me gjithë mend ai është ndër ata politikan që shihen pak, për të mos thënë aspak rrugëve të Prishtinës.
Megjithatë, edhe Kurti është njeri, qytetar i këtij vendi, që i duhet ndonjëherë të marrë pak ajër Kosove jashtë zyrës apo banesës së tij.
Këtë vikend, ai kishte vendosur të kaloj kohë pranë të bijës në Parkun e Qytetit. Babë e bijë po kënaqeshin nën shoqërinë e njëri tjetrit, ani pse dukej qartë se ishte vajza e vogël që po e shijonte më lirshëm kohën, ndërkohë që babai i saj i njohur ishte nën presionin e vazhdueshëm të syve kureshtar, shkruan “Kosovarja”.




















