Albin Kurti nuk tërhiqet për taksën 100%

Kryeministri i vendit, Albin Kurti në një konferencë të jashtëzakonshme për media ka folur edhe për tarifën 100 % ndaj mallrave serbe.
Ai tha se zgjidhja më e mirë do të ishte heqja graduale e taksës, dhe vendosjen e reciprocitetit.
Sipas tij, Kosova do të fillonte heqjen e taksës, në mënyrë që të reflektoj Serbia, sidomos në raport me fushatën e saj kundër njohjeve të Kosovës.
Kujtojmë se taksa me Serbinë ka qenë një ndër përplasjet më të mëdha ndërmjet partnerëve të Koalicionit.

Lexo edheKurti: Veliu përhapi panik dhe tradhëtoi Policinë
Kurti gjatë konferencës për media foli edhe mbi shkarkimin e ministrit të Brendshëm Agim Veliu.
Ai tha se Veliu bëri tradhti të dyfishtë dhe shkaktoi panik tek qytetarët me shifra të pavërteta sa i përket të prekurve nga Koronavirusi.
“Dua të theksoj se pas mbledhjes së djeshme nuk i kam përcjell deklarimet e mbrëmshme. Por sot në mëngjes i kam përcjell, dhe më kryesori ishte ai i ish- ministrit të Brendshëm, dhe ai kishte bërë panik”, tha ai, raporton Gazeta Blic.














