back to top
Saturday, January 31, 2026
BallinaLajmeAlbin Kurti: Ata që dalin nga VV-ja po përfundojnë në prehër të...

Albin Kurti: Ata që dalin nga VV-ja po përfundojnë në prehër të PDK-së

Të ngjajshme

Policia kap drogë në vlerë të 80 mijë eurove, arrestohen dy shtetas maqedonas

Dy shtetas të Maqedonisë së Veriut janë arrestuar mbrëmë...

Ciro Immobile përfundon në kampionatin francez

Një nga sulmuesit më të mirë në Serie A...

Dy persona ndalohen për kalim ilegal të kufirit në Leposaviq

Dy persona janë ndaluar në orët e hershme të...

Shembet miniera në Kongo, më shumë se 200 të vdekur

Më shumë se 200 kanë mbetur të vdekur këtë...

Frankfurt zyrtarizon trajnerin e ri, gëzohet edhe Drita

Eintracht Frankfurt ka zyrtarizuar Albert Rieran si trajner të...

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka folur për mesazhet e publikuara në media të deputetëve të PSD-së me pjesëtarë të koalicionit qeverisës.

Në mbledhjen e 35-të të Këshillit të Përgjitshëm të VV-së, Kuri tha se kushdo që po del prej VV-së po përfundon në prehër të PDK-së.

“Për Lëvizjen Vetëvendosje, fillimi i këtij viti ka qenë paksa i pazakontë, sepse ende nuk po e kuptonim se një grup aktivistësh të dikurshëm por tentonin ta  dëmtojnë Lëvizjen dhe t’ia shkaktojnë asaj një aksident. Sigurisht ata nuk ia dolën ta dëmtojnë Lëvizjen, sepse shumica e simptizuesve tanë e analizuan mirë situatën”, tha ai.

“Për Lëvizjen Vetëvendosje, fillimi i këtij viti ka qenë paksa i pazakontë, sepse ende nuk po e kuptonim se një grup aktivistësh të dikurshëm por tentonin ta  dëmtojnë Lëvizjen dhe t’ia shkaktojnë asaj një aksident. Sigurisht ata nuk ia dolën ta dëmtojnë Lëvizjen, sepse shumica e simptizuesve tanë e analizuan mirë situatën”, tha ai.

Kurti shtoi se kësaj situate ia kuptuan të vërtetën vetëm dje.

“Kësaj tentative hileqare arritëm t’ia kuptojmë të vërtetën vetëm dje kur i pamë në media mesazhet e tyre. Kjo e vërtetë nuk na gëzon aspak, përkundrazi na hidhëron”, shtoi i pari i VV-së, përcjell Kallxo.xom.

Kurti dekaroi se deputetët e PSD-së u blenë nga presidenti Thaçi dhe kryetari i PDK-së, Kadri Veseli.

“12 deputetë Thaçi i paska blerë dhe tash janë borxhlinj të Thaçit dhe Kadrisë. Kushdo që po del prej VV-së po përfundon në prehër të PDK-së. I pata lutur të qëndrojnë në Lëvizje, por paskam qenë i pashpresë për projektin e tyre. Thaçi e Veseli e kanë shfrytëzuar edhe lakminë e AAK-së dhe Nismës për pushtet”, tha ndër të tjera ai.

Kurti ka kritikuar ashpër edhe Qeverinë e Ramush Haradinajt.

“Jeta po bëhet më e shtrenjtë, mirëpo Qeveria e Kosovës nuk tregoi ndonjë prirje për të zhvilluar ekonominë. Ajo e vijoi me avazin e vjetër, atë të asfaltit. Madje edhe taksën ndaj Serbisë e ka vendosur pa plan dhe synon ta heqë pa plan”, tha ai.

Kreu i VV-së tha se partia e tij politike është rritur edhe më shumë.

“Pavarësisht përpjekjeve për ta ndalur dhe dëmtuar VV- në i kemi pasur mbi 5 mijë anëtarësime të reja. Sot kemi mbi 36 mijë e 500 anëtarë gjithsej, duke qenë një prej organizatave më të mëdha në Kosovë dhe më gjerë. Në vitin e ardhshëm, qendra të Lëvizjes do t’i hapim në SHBA dhe Francë si dhe në shtete si Greqi, Kroaci dhe Itali, ku ka prezencë të madhe të mërgatës shqiptare”, tha ai.

Të Fundit

Sport

ShowBiz