Baseli e ka fituar Kupën e Zvicrës, duke e mposhtur në finale Thunin me rezultat 2-1. Albian Ajeti ishte tejet vendimtar në këtë triumf të skuadrës zvicerane duke shënuar golin e parë.

Sulmuesi shqiptar shënoi gol në minutën e 23-të, duke bërë që Baseli të shkonte në pushimin e pjesës së parë me epërsi.

Pjesa e dytë ishte sërish e dominuar nga skuadra e Ajetit, pasi arritën ta realizonin edhe golin e dytë me anë të Fabian Frei (77’).