Analisti i emisionit sportiv “Favorit” në T7, Alban Lumi, ka zbuluar detaje ekskluzive lidhur me të ardhmen e Leon Avdullahut në arenën ndërkombëtare.
Sipas tij, Federata e Futbollit të Kosovës ka qenë e angazhuar maksimalisht për ta bindur talentin e ri që të veshë fanellën e “Dardanëve”.
“FFK-ja në dy vitet non-stop e ka kontaktuar Leon Avdullahun. 95% lojtar i Kosovës është ai”, tha Lumi gjatë debatit në Favorit.
