back to top
Tuesday, February 3, 2026
BallinaLajmeAlarmon deputetja e Vetëvendosjes!

Alarmon deputetja e Vetëvendosjes!

Të ngjajshme

Cilësia e ajrit në botë, në këtë pozitë rënditet sonte Prishtina

Kryeqyteti i Kosovës, Prishtina po vazhdon të përballet me...

Muriqi i pandalshëm, goditja e tij numërohet si asist për Darderin

Vedat Muriqin s’po ka kush e ndal. Kosovari, ka bërë...

Vdes në moshën 55-vjeçare aktori i njohur meksikan i Narcos

Aktori i njohur meksikan Gerardo Taracena, i cili fitoi...

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Drita Millaku ka theksuar se në këtë vend të rinjtë kanë humbur shpresën.

Ajo në një shënim në Facebook ka theksuar se është shumë shqetësuse, se si muajve të fundit shumë të rinjë po braktisin FSK-në dhe Policinë e Kosovës, për shkak se sipas saj, nuk po shohin perspektivë në këtë vend.

Ajo për këtë gjendje e ka fajësuar Qeverinë e Kosovës.

Shënimi i plotë:

Muajve të fundit kemi vërejtur një dukuri të largimit të pjestareve aktivë nga FSK ja dhe Policia e Kosovës.

Kjo dukuri është më se shqetësuese dhe jashtzakonisht e dëmshme pasi që rinia jonë është e zhgënjyer dhe e pashpresë me ketë pushtet jopopullor.

Dukuritë e tilla jane treguesi më i mirë se klima e përgjithshme në Republiken e Kosoves është mbytëse, kjo qeveri ka arritur deri ne atë pikë që rinise tonë të i’a humbë jo vetem perspektiven por edhe shpresën .

Uniforma e organeve të sigurisë ishte mjaft tërheqëse për të rinjët, por zhvillimet në ekonomi ,drejtesi dhe segmente tjera të shtetit kanë berë që edhe interesimi për uniformën të bie .
Konkursi i fundit në Policinë e Kosovës tregoj se interesimi për të konkuruar në ketë institucion ka rënë përgjysmë. 

Eshtë koha e fundit të ndalet kjo qeveri.

Të Fundit

Sport

ShowBiz