back to top
Wednesday, January 28, 2026
BallinaLajmeAlarmi i fundit i ndërkombëtarëve për Specialen

Alarmi i fundit i ndërkombëtarëve për Specialen

Të ngjajshme

Bordi i Paqes mirëpret Kosovën si anëtare themeluese të organizatës

Bordi i Paqes, iniciativë kjo e nisur nga presidenti...

Arrestohet një malazez në Prishtinë, kishte vjedhur…

Një shtetas i Malit të Zi u arrestua në...

Moti për sot

Sot në vendin tonë do të mbajë mot kryesisht...

Florian Marku paralajmëron rikthimin në ring

Boksieri shqiptar ka paralajmëruar rikthimin në ring. Ai ka publikuar...

Bashkësia ndërkombëtare ka bërë thirrje edhe një herë që të shuhen përpjekjet për shfuqizimin e Gjykatës Speciale. Një ditë para se Projektligji për Zhbërjen e kësaj Gjykate të dalë në Kryesinë e Kuvendit ndërkombëtarët kanë apeluar që të hiqet dorë nga çfarëdo ideje për shfuqizimin e Dhomave të Specializuara, shkruan sot Gazeta Zeri.
Zyra e Bashkimit Evropian (BE) në një përgjigje dhënë “Zërit” gjatë ditës së djeshme ka paralajmëruar se tentimi për zhbërjen e Speciales rrezikon dukshëm raportet e Kosovës me BE-në. Edhe Ambasada e SHBA-së në Kosovë, ajo Gjermane dhe ajo Norvegjeze, kanë kërkuar që nisma e 43 deputetëve të Kuvendit për ta zhbërë Gjykatën Speciale, të braktiset përfundimisht. Meqë Kryesia e Kuvendit kishte dështuar ta mbajë mbledhjen më 22 dhjetor 2017 për ta caktuar seancën e jashtëzakonshme për ta shfuqizuar këtë Gjykatë, ajo do të mblidhet gjatë ditës së nesërme (ku në rend dite do të jetë edhe Projektligji për Zhbërjen e Dhomave të Specializuara), shkruan Zeri.

BE: Përpjekjet për shfuqizimin e Speciales dëmtojnë raportet Kosovë – BE

Bashkimi Evropian ka kërkuar që të tërhiqet iniciativa për zhbërjen e Gjykatës Speciale. Në një prononcim për gazetën “Zëri” Zyra e BE-së në Kosovë ka thënë se për një gjë të tillë BE-ja ka bërë thirrje qysh në momentin kur kjo nismë është bërë publike (22 dhjetor të vitit të shkuar). Zyra e BE-së tutje ka paralajmëruar se çdo përpjekje për ta zhbërë Gjykatën Speciale i rrezikon raportet mes Kosovës e Bashkimit Evropian. “Në vitin 2015 Kosova mori një angazhim të qartë me BE-në dhe me pjesën tjetër të bashkësisë ndërkombëtare për t’i themeluar Dhomat e Specializuara. Për BE-në kjo tregoi angazhimin e plotë të Kosovës ndaj sundimit të ligjit. Çdo përpjekje për ta shfuqizuar ose për ta ndryshuar mandatin e Dhomave të Specializuara do ta dëmtonte seriozisht një angazhim të tillë dhe do ta rrezikonte punën e përbashkët të BE-së në Kosovë mbi sundimin e ligjit të bërë viteve të fundit. Prandaj, kjo do të ndikonte negativisht në marrëdhëniet e Kosovës me BE-në”, thuhet në këtë përgjigje.

Të Fundit

Sport

ShowBiz