BallinaLajmeAlarmante: Pemët e perimet që shiten në Kosovë, me nivel të rrezikshmërisë...

Alarmante: Pemët e perimet që shiten në Kosovë, me nivel të rrezikshmërisë 10-fish më të lartë se norma e lejuar

Të ngjajshme

Raportohet se Trump po shqyrton angazhimin e trupave tokësore në Lindje të Mesme

Disa media amerikane janë duke raportuar – duke cituar...

Kurti: Po përballemi me dy sfida, me provokime në kufi dhe me ngritjen e çmimit të naftës

Kryeministri Albin Kurti gjatë vizitës në Bashkësinë Islame të...

Rama uron festën e Bajramit nga BIK-u: Erdha për përhajr dhe me falënderu për punën

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka uruar...

Haradinaj uron Bajramin: Sa më bashkë dhe sa më solidarë, është mirë për të gjithë ne

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj...

 Xhamitë më të bukura në Botë që do t’ju lënë pa fjalë

Nga kupolat shkëlqyese deri te mozaikët që të lënë...

Qytetarët e Kosovës ushqehen me fruta dhe perime kryesisht të importuara.

Në bazë të një matësi të nitrateve në këto produkte, del se kosovarët ushqehen joshëndetshëm, raporton KTV.

Mjafton vendosja e matësit mbi produkt, për të parë rezultatet.

Një qytetar i Prishtinës, i cili posedon këtë pajisje, ka postuar në rrjete sociale fotografi që dëshmojnë se niveli i nitrateve është 10 fish më i madh se sa norma e lejuar, duke e cilësuar gjendjen alarmante.

Rezultate të njëjta ka dhënë matësi edhe kur ekipi i KTV-së ka blerë disa produkte në tregjet e Prishtinës. Me norma të tejkaluara janë domatja, banania, lakra e patatja.

Qytetarët thonë se organet përgjegjëse duhet të kontrollojnë produktet ushqimore.

Në Agjencinë e ushqimit dhe veterinës, zëdhënësi, Lamir Thaçi ka thënë se për këtë çështje mund të flasin të hënën.

Ndërkohë, video të tilla të publikuara ditë më parë edhe në Shqipëri, kanë bërë që kryeministri Edi Rama të paralajmërojë masa të rrepta, duke përfshirë edhe burgim deri në 10 vjet për ata që mashtrojnë me produkte ushqimore.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz