back to top
Sunday, September 14, 2025
BallinaShqiptareAlarmante, në çdo muaj në Shqipëri 20 veta bëjnë vetëvrasje

Alarmante, në çdo muaj në Shqipëri 20 veta bëjnë vetëvrasje

Të ngjajshme

Rusia provokon sërish, droni i saj hyn në një tjetër vend të NATO

Ministria rumune e Mbrojtjes deklaroi se hapësira ajrore e...

Sony prezanton Xperia 10 VII

Sony ka zbuluar zyrtarisht telefonin e saj më të...

Napoli e merr fitoren e tretë me radhë në Serie A, shkëlqejnë prurjet e reja

Rasmus Højlund shënoi në debutimin e tij pas transferimit...

Tayna shijon ditët e pushimit, tregon anën e saj të dashur

Tayna po shijon ditët e saj të pushimit, larg...

Megjithëse 3 vitet e fundit në Shqipëri ka patur një tendencë në rënie të numrit të vetëvrasjeve, shifrat mbeten alarmante.

Sipas statistikave të policisë, vetëm gjatë 2016-ës janë evidentuar 227 vetëvrasje dhe 315 tentativa vetëvrasje. Në jo pak raste, aktin e rëndë të vetëflijimit e kanë ndërmarë edhe efektivë të uniformave blu.

“Dukuria e depresionit dhe pse jo edhe ajo e vetëvrasjes po aq sa prek shoqërinë Shqiptare prek dhe punonjësit e organizatës së Policisë. Rastet e punonjësve të Policisë të vetëvrarë janë reale dhe për këtë arsye duhet të mbajmë në vëmendje faktin e theksuar nga studime të ndryshme, se profesioni renditet nga profesionet që prodhojnë nivel të lartë risku dhe stresi e depresioni në raste te caktuara kur oficerët përballen me trauma ose eksperienca të forta”, tha Çako.

Në konferencën Shkencore Kombëtare “Depresioni dhe Vetëvrasja” që u zhvillua në bashkëpunim me një sërë institucionesh, u theksua se ky është një fenomen global.

Në përfundim u vendos të mblidhen, përpunohen dhe trajtohen në këndvështrimin analitik dhe psikosocial të tendencës së vetëvrasjes sidomos në 10-vjeçarin e fundit, në mënyrë që të jepen rekomandimet e nevojshme për hartimin e politikave që mund të parandalojnë këtë fenomen. /Tch/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz