back to top
Tuesday, August 5, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditAktorja turke “dashurohet” me Ledrin në “Sunny Hill”: Nuk e dua repin,...

Aktorja turke “dashurohet” me Ledrin në “Sunny Hill”: Nuk e dua repin, por …

Të ngjajshme

Aktorja dhe influencuerja turke Müge Boz ka ndarë përjetimet e saj pas vizitës në Kosovë, ku mori pjesë në festivalin e shumëpërfolur “Sunny Hill”.

Në një postim në Instagram, ajo ka treguar se një nga momentet që i la më shumë mbresa ishte performanca e Ledri Vulës, reperit të njohur kosovar, shkruan Indeksonline.

“Ledri Vula ishte një nga emrat që më tërhoqi vëmendjen. E quajtën reperi më i mirë në Kosovë. Edhe pse nuk më pëlqen repi, më pëlqeu muzika e tij dhe doja ta përfshija si rekomandim”, shkroi Müge Boz.

Ky vlerësim vjen si një tjetër dëshmi e ndikimit të Ledrit në skenën muzikore, jo vetëm në trojet shqiptare, por edhe përtej kufijve.

Festivali Sunny Hill, i organizuar në Prishtinë, vazhdon të mbledhë emra të mëdhenj nga bota e muzikës dhe të tërheqë vëmendjen e yjeve ndërkombëtarë./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit