BallinaLajmeAktakuzë për posedim dhe shitje të narkotikëve

Aktakuzë për posedim dhe shitje të narkotikëve

Të ngjajshme

Vritet një person në Klinë, dyshohet se u qëllua nga vëllai i tij pas një fjalosjeje

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës,...

Malisheva nuk ka nevojë me dëshmu asgjë/ Ish-deputetja i reagon ashpër Sevdai Radogoshit

Ish-deputetja e NISMA-s, Arbëreshë Krasniqi, i ka reaguar ashpër...

E jashtëzakonshme: 16-vjeçari Erblin Osmani debuton me Bayernin

Mesfushori i talentuar i akademisë së Bayern Munichut, me...

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër K.K., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” nga neni 267 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Sipas aktakuzës, me datë 14.10.2019 rreth orës 16:20 minuta në Prizren, i pandehuri K.K., posedon me qëllim të shitjes substanca psikotrope dhe narkotikë të llojit marihuanë dhe një sasi e llojit kokainë të cilat me ligj janë shpallur si narkotikë.

Pas kontrollimit nga ana e policisë të banesës së tij, është gjetur se posedon 9 qese plastike me substancë të llojit marihuanë me peshë 12.08 gr., një qese plastike të substancës narkotike të llojit kokainë me peshë 1.53 gr., një qese plastike me substancë narkotike e llojit LSD, tre kapsolla me mbishkrim trodon, një cigare me substancë e llojit marihuanë me peshë 0.44 gr., katër gavanoza qelqi me substancë të llojit marihuanë me peshë 99 gr., 17 gr., 28 gr. dhe 5 gr., një pjatë qeramike me mbetje të narkotikëve të llojit kokainë, një peshore digjitale me mbishkrimin AVEC, një mulli për bluarjen e marihuanës me mbishkrimin Marley dhe 115 qese të zbrazëta.

Me këto veprime, ekziston dyshimi i bazuar mirë se i pandehuri K.K., ka përmbushur elementet e veprës penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” sipas KPRK-së.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që i pandehuri të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit, për veprën penale e cila i vihet në barrë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz