back to top
Friday, March 13, 2026
BallinaLajmeAktakuzë ndaj një personi në Gjakovë, dyshohet se ngacmoi seksualisht të miturën

Aktakuzë ndaj një personi në Gjakovë, dyshohet se ngacmoi seksualisht të miturën

Të ngjajshme

Barcelona interesohet për Luka Vuskovic, çmimi rreth 40 milionë euro

Luka Vušković, mbrojtësi 19-vjeçar i Hamburger SV, i huazuar...

Befason kongresmeni amerikan, bën thirrje për islamofobi

Kongresmeni amerikan në Florida, Randy Fine, ka nxitur reagime...

“Një ditë historike”, Roma po bëhet me stadium të ri, aprovohet projekti

Këshilli i qytetit të Romës ka votuar pro miratimit...

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit me inicialet D.Ll., për veprën penale “Ngacmimi Seksual”.

Në njoftim bëhet e ditur se, i dyshuari të miturën e ka ngacmuar në një shkollë atje.

Siç njofton Prokuroria, “Sipas aktakuzës, ndër tjera ceket se i pandehuri me inicialet D.Ll., me datë 26.03.2025, në Gjakovë, saktësisht në Shkollën e Mesme të Ulët “M.K.”, e ngacmon seksualisht personin tjetër, e cila është viktimë e ndjeshme për shkak të moshës, duke u përfshirë në sjellje të padëshiruar verbale të natyrës seksuale ndaj të dëmtuarës, e mitur, veprime këto me të cilat të dëmtuarës/e mitur, i ka cenuar dinjitetin dhe i ka krijuar mjedis objektivisht frikësues, degradues dhe poshtërues”.

Më tej thuhet se prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që të pandehurin ta shpallë fajtor dhe të dënohet sipas ligjit për veprën penale e cila i vihet në barrë, gjithashtu të pandehurit t’i vazhdohet masa e paraburgimit deri në aktgjykimin e plotfuqishëm.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz