BallinaLajmeAktakuzat e para të Gjykatës Speciale në vitin 2019

Aktakuzat e para të Gjykatës Speciale në vitin 2019

Të ngjajshme

E jashtëzakonshme: 16-vjeçari Erblin Osmani debuton me Bayernin

Mesfushori i talentuar i akademisë së Bayern Munichut, me...

Putini në mbështetje të Iranit: Rusia qëndron pranë si partnere besnike

Presidenti rus Vladimir Putin i uroi udhëheqësit iranianë për...

Të shtënat në Klinë: Vëllai e plagosi vëllain

Të shtëna me armë zjarri kanë ndodhur sot në...

Plani sekret i Danimarkës në rast pushtimi amerikan të Groenlandës

Një plan i fshehtë i autoriteteve daneze për të...

Gjykata Speciale do nis ngritjen e aktakuzave pas gjashtë muajve. Kjo periudhë tashmë është zyrtare dhe e konfirmuar Këang Hop Ip, i cili ka ushtruar detyrën e Kryeprokurorit të Specializuar deri javë më parë, kur në këtë pozitë u emërua Kryeprokurori Jack Smith.

Në një raport të Gjykatës Speciale që ka siguruar Frontal, prokurori tregon punën e madhe që do të bëhet vitin që vjen.

Viti i ardhshëm do të jetë tejet i rëndësishëm për zyrën e prokurorit sepse hetimet tona të deritashme do të ecin tutje.

Aktualisht po bëhet verifikimi i të dhënave nga zyra e prokurorit.

Për këto hetime janë mbledhur 70 mijë dokumente me 700 mijë faqe. Dokumente këto të mbledhura nga task forca speciale.

Kështu thuhet në një raport të kësaj gjykate të siguruar nga emisioni FRONTAL.

Në këtë raport po ashtu thuhet se në mbledhjen e informatave kanë qenë të angazhuar një numër i madh njerëzish.

Në raport thuhet se  e drejta ekskluzive e ngritjes së aktakuzave i takon prokurorit.

Për këto hetime është dashur 6 vite të mblidhen faktet nga Task Forca Speciale Hetimore.

Ndërkohë zyra e prokurorit ka vendosur që Gjykata të jetë në Hagë për shkak të ruajtjes së objektivitetit dhe dëshmitarëve.

Në anën tjetër në  raport thuhej se votimi i kësaj gjykate nga ana e deputetëve ishte i detyrueshëm nga ndërkombëtarët. Kjo gjykatë ka ardhur nga një raport i ish senatorit zviceran, Dick Marty dhe një librit të ish prokurores, Carla del Ponte.

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz