BallinaLajmeAksioni katër ditor i Policisë në Pejë, sekuestrohen armë dhe municion i...

Aksioni katër ditor i Policisë në Pejë, sekuestrohen armë dhe municion i konsiderueshëm

Të ngjajshme

Mohammad Baqer Qalibaf – njeriu me të cilin SHBA-ja mund të jetë duke komunikuar në Iran

Raportimet e kësaj jave sugjerojnë se administrata e presidentit...

Formacioni i mundshëm i Shqipërisë ndaj Polonisë sonte

Në 3 vite në krye të Shqipërisë, Sylvinho ka...

Vrasja e 29-vjeçarit shqiptar në Itali, trupi i dorëzohet familjes

Trupi i 29-vjeçarit shqiptar që humbi jetën më 20...

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, në bashkëpunim me stacionet policore të rajonit, ka realizuar gjatë kësaj jave një operacion të suksesshëm, duke sekuestruar një numër të konsiderueshëm armësh dhe municioni.

Operacioni u zhvillua në periudhën nga 8 deri më 12 dhjetor 2025, njofton zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, transmeton lajmi.net.

Gjatë kontrolleve, autoritetet kanë gjetur dhe konfiskuar tri pushkë, një pushkë karabine me 85 fishekë të kalibrit 8×57 mm, dy pushkë gjuetie me 48 fishekë të kalibrit 12/GA, si dhe një sërë fishekësh të kalibrave të ndryshëm, përfshirë 46 fishekë 7.62×39 mm, 28 fishekë 9 mm dhe 5 fishekë 7.62×25 mm. Përveç këtyre, është konfiskuar edhe një gëzhojë 7 mm, një pistoletë Beretta APK me 6 fishekë 9×19 mm dhe një karikator.

Personat e dyshuar janë intervistuar nga policia dhe janë inicuar rastet penale për veprat “Mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim i paautorizuar i armëve”. Autoritetet bëjnë të ditur se ky aksion është pjesë e angazhimit të vazhdueshëm të Policisë së Kosovës për parandalimin e veprave kriminale dhe ruajtjen e sigurisë publike në rajonin e Pejës./lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz