Aksion në Tiranë, policia kontrolle ndaj mjeteve luksoze, sekuestrohen drogë dhe shkopinj bejsbolli
dp

Lexo edheEshtrat njerëzore që u shfaqën pas të reshurave në Rahovec, përfundojnë në IML

Policia e Tiranës ka kryer disa kontrolle në kryeqytet me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive, përfshirë posedimin e lëndëve narkotike, armëmbajtjen pa leje dhe shkeljet e rregullave të qarkullimit rrugor.
Gjatë kontrolleve të zhvilluara nga Forca e Posaçme Operacionale, Forca e Posaçme “Shqiponja” dhe shërbimet e Policisë Rrugore, janë verifikuar automjete dhe shtetas me precedentë kriminalë.
Si rezultat i kontrolleve, policia ka shoqëruar disa persona pasi gjatë verifikimeve iu janë gjetur lëndë narkotike, si dhe sende të ndaluara, përfshirë shkopinj metalikë dhe shkopinj bejsbolli.

Lexo edheEshtrat njerëzore që u shfaqën pas të reshurave në Rahovec, përfundojnë në IML
Gjithashtu, janë kontrolluar automjete luksoze, mjete të blinduara dhe automjete me xhama të errësuar në kundërshtim me normat e lejuara. Disa mjete janë shoqëruar për verifikime të mëtejshme, ndërsa janë marrë masa administrative për shkeljet e konstatuara.