back to top
Sunday, February 8, 2026
BallinaLajmeAksion në Prishtinë, 15 gjoba për shitësit ilegalë

Aksion në Prishtinë, 15 gjoba për shitësit ilegalë

Të ngjajshme

KEK thotë se për dy muaj ka prodhuar 110 mijë MWh më shumë se para një viti

Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar se  gjatë muajit dhjetor...

Ballkani triumfon në Gjilan dhe vazhdon kryesimin

Ballkani ka arkëtuar tre pikë të rëndësishme në udhëtim,...

FBI: Epstein financoi organizata të lidhura me ushtrinë izraelite

Dokumentet e FBI-së të publikuara në faqen e internetit të...

Prodhimi i energjisë elektrike – KEK: Mbi 110 mijë mwh më shumë prodhim në dy muajt e fundit

Korporata Energjetike e Kosovës ka realizuar rritje të ndjeshme...

Inspektorati i Komunës së Prishtinës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), ka zhvilluar një aksion në orët e hershme të mëngjesit për largimin e shitësve ambulantë nga hapësira publike pranë tregut të automjeteve.

Gjatë këtij operacioni janë gjobitur 15 persona që tregtonin ilegalisht shpezë dhe bagëti të vogla.

Sipas zyrtarëve, aktiviteti paraqiste rrezik serioz për shëndetin publik, pasi therja e kafshëve bëhej në kushte të papërshtatshme dhe pa kontroll higjieno-sanitar.

Drejtori i Inspektoratit, Bekim Brestovci, theksoi se kjo hapësirë nuk është e destinuar për tregti dhe se gjendja e krijuar kishte potencial për përhapjen e infeksioneve.

Ai bëri të ditur se rruga prapa tregut të automjeteve nuk do të lejohet më të përdoret për këtë qëllim dhe u bëri thirrje shitësve të aplikojnë pranë Drejtorisë së Shërbimeve Publike për hapësira të ligjshme.

Ndërkohë, kryeinspektori Alban Ymeri njoftoi se secili nga shitësit që nuk ka respektuar urdhrat e inspektorëve është gjobitur me nga 100 euro.

Ai shtoi se aksionet do të vazhdojnë deri në eliminimin e plotë të tregtisë ilegale në këtë zonë.

Edhe AUV paralajmëroi se blerja e produkteve të mishit në ambiente të hapura dhe të pakontrolluara është e rrezikshme për qytetarët.

Sipas përfaqësuesit të këtij institucioni, Muharrem Shahini, praktikat e tilla janë jo vetëm anti-higjienike, por edhe të palejueshme, duke shtuar se kontrollet do të shtrihen në të gjitha komunat e vendit.

Nga ana tjetër, disa prej shitësve, të ardhur nga komuna të ndryshme të Kosovës, kundërshtuan vendimin dhe qëndruan në rrugë si shenjë proteste para Policisë së Kosovës./

Të Fundit

Sport

ShowBiz