back to top
Sunday, February 8, 2026
BallinaLajmeTrafikonte armë zjarri në Tiranë, arrestohet 27-vjeçari nga Kosova

Trafikonte armë zjarri në Tiranë, arrestohet 27-vjeçari nga Kosova

Të ngjajshme

Albion Rrahmani ia bën sefte me gol në vitin 2026

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Albion Rrahmani ka shënuar...

Aeroporti i Tiranës me numrin më të lartë në rajon për udhëtarë, lë pas Beogradin

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka regjistruar një tjetër...

Një tërmet me magnitudë 5.5 godet Kubën

Një tërmet me magnitudë 5.5 goditi Kubën, tha Qendra...

Pijet më të shëndetshme për zemrën

Sëmundjet kardiovaskulare janë shkaktare të shumë vdekjeve në botë....

Lanika Rexhepi nga Prishtina shkruan histori për Shqipërinë në Kampionatin Evropian të Karatesë

Lanika Rexhepi, karateiste kadete nga Prishtina, ka shënuar një...

Policia e Tiranës ka goditur një rast të trafikimit të armëve të zjarrit, duke sekuestruar 12 pistoleta dhe municion luftarak, të cilat dyshohet se do të shiteshin në zonën e Freskut.

Si rezultat i operacionit të koduar “Barriera”, u arrestua në flagrancë shtetasi D. B., 27 vjeç, banues në Kosovë, poseduesi i armëve.

Operacioni u finalizua nga Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4, në bashkëpunim me Forcën Operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, pas disa javësh hetimesh të kryera me metoda proaktive, në kuadër të parandalimit dhe goditjes së trafikimit të armëve të zjarrit.

Gjatë ndërhyrjes, shërbimet e Policisë lokalizuan dhe ndaluan automjetin e dyshuar në dalje të Unazës së Madhe, pranë mbikalimit të Tufinës. Gjatë kontrollit të mjetit tip “Volkswagen”, që drejtohej nga 27-vjeçari, u gjetën të fshehura nën kofano 10 pistoleta Glock me municion luftarak.

Në vijim të procedimit penal, Policia sekuestroi edhe dy pistoleta të tjera Glock, duke e çuar në 12 numrin total të armëve të sekuestruara.

Nga hetimet ka rezultuar se i arrestuari kishte për qëllim shitjen e armëve në zonën e Freskut, në Tiranë, raporton Top Channel.

Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme ligjore.

Të Fundit

Sport

ShowBiz