“Një person ka vdekur, ndërsa një tjetër është lënduar rëndë”, thonë nga Qendra Rajonale e Informacionit në Slloveni.
Pas aksidentit të rëndë në autostradë, në vendngjarje u shfaq emergjenca, ku e morën personin e lënduar rëndë dhe e dërguan në Qendën Shëndetësore të Novo Mestos, transmeton gazetametro.net raportin e mediave sllovene.
Shoferi 47-vjeçar u përplas me një veturë që kishte dy persona në të: një 33-vjeçar dhe një 42-vjeçar.
“Në 00:56, në autostradën A2 jashtë vendbanimit të Grmovlje, në zonën e komunës Skocjan në Dolenjska, ndodhi një aksident trafiku ku vdiq një person”, tha policia. 42-vjeçari vdiq, ndërsa 33-vjeçari u plagos rëndë.
Në raportin e mediave sllovene thuhet që shoferi që goditi viktimat po shkonte në drejtim të Obrezjes.
Çfarë thonë nga Drejtoria e Policisë në Novo Mesto?
“Sot gjatë natës, në minutat e para pas mesnatës, ndodhi një aksident trafiku shumë i rëndë në autostraden drejt Obrezje në përfundim të Grmovlje.
Zytrarët e policisë së trafikut në Novo Mesto vizituar automjetin dhe konfirmuan se shoferi 33 vjeçare nga Zvicra dhe po ngiste veturën BMW 330 është i lënduar”, thonë nga Drejtoria e Policisë në Novo Mesto.
Bëhet e ditur që viktimat ishin ndalur për të ndërruar gomën e veturës kur u goditën në momentin fatal.
Tahir Palushi 46-vjeçar me prejardhje nga fshati Budakovë i komunës së Suharekës, por tash e disa vite me banim në Zvicër mbrëmë ishte nisur me veturë për të ardhur në Kosovë.
Rrugës vetura e tipit BMW është ndeshur me një kamion në një nga autostradat e Sllovenisë duke lënë të vdekur 46 vjeçarin.
Bashkë me Tahirin në veturë ka qenë edhe një familjar i tij, Naimi 33-vjeç. Naimi ka mbetur i lënduar rëndë dhe po trajtohet në një nga spitalet atje, raporton Gazeta Express.
Tahir Palushi po planifikonte të martonte djalin e tij, në fillim të muajit gusht, ka rrëfyer për Gazetën Express një i afërm i tij.