Aksidenti në Vragoli, katër persona të lënduar po trajtohen në QKUK
dp

Lexo edheLaboratorë modern, kabinete e hapësira për mësim tërëditor: Përparim Rama përuron renovimet në tri shkolla

Në këtë aksident dyshohet se të përfshirë ishin tri automjete, në mesin e tyre edhe një kamion.
Në lidhje me këtë aksident lajmi.net ka tentuar të marrë informata nga Policia e Kosovës, por ende nuk është dhënë asnjë detaj.
Kurse nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës tanimë u konfirmua se katër persona të lënduar janë dërguar për trajtim nga ky aksident.
Tanimë në Emergjencë po trajtohen katër persona, të cilëve iu janë kryer edhe ekzaminimet e nevojshme dhe se gjendja e tyre është stabile.

Lexo edheLaboratorë modern, kabinete e hapësira për mësim tërëditor: Përparim Rama përuron renovimet në tri shkolla
Si shkak i këtij aksidenti u shkaktuan edhe kolona të gjata në këtë aks rrugor, Prishtinë-Pejë- më saktësisht në Vragoli./Lajmi.net/