back to top
Wednesday, January 28, 2026
BallinaLajmeLaboratorë modern, kabinete e hapësira për mësim tërëditor: Përparim Rama përuron renovimet...

Laboratorë modern, kabinete e hapësira për mësim tërëditor: Përparim Rama përuron renovimet në tri shkolla

Të ngjajshme

“Dashuria e parë nuk harrohet”, Mirlind Daku viziton Llapin në Antalya

Pavarësisht se tashmë luan te gjiganti rus, Rubin Kazan,...

“U soll pa shenja jete” – Mjekët në QKUK e konfirmojnë vdekjen e të miturit në Lipjan

Dy mjekë të Emergjencës, drejtori dr.Naser Syla dhe kujdestarja...

Skuadra e shqiptarëve në Bundesliga drejt garave evropiane, sot e bënë “terr” në Werder

Skuadra e futbollistëve kosovar në Gjermani, Hoffenheim ka marr...

Gjendet i mituri nga Lipjani që familja e raportoi të zhdukur, po trajtohet në QKUK

Është gjetur vogëlushi Zejn Zejnullahu, i cili u shpall...

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka marrë pjesë në përurimin e renovimeve në tri shkolla të ndryshme në Prishtinë.

Rama në një postim në rrjetin social Facebook, bëri të ditur se shkolla “Gjin Gazulli” është pajisur me laboratorë, shkolla “7 Shtatori” me kabinete e klasa të ndritura, kurse shkolla “Zenel Hajdini” me hapësira për mësim tërëditor.

I pari i kryeqytetit ka thënë se arsimi është e ardhmja e qytetit.

“Arsimi është e ardhmja e kryeqytetit, dhe sot hapëm kapituj të rinj për tri shkolla! Gjin Gazulli – në fazën përfundimtare, me laboratorë modernë dhe teknologji bashkëkohore, po ndërtohet si qendër e dijes për gjeneratat e reja, gjithashtu në partneritet me LuxDev. 7 Shtatori – falë bashkëpunimit me LuxDev e një investimi mbi 2.2 milionë €, kemi objekt profesional me standarde europiane për mbi 300 nxënës që do të mësojnë në kuzhina moderne, klasa të ndritura e kabinete teknologjie bashkëkohore. Zenel Hajdini –pas renovimeve kemi krijuar ambiente moderne dhe efikase ku shumë shpejt nis mësimi terëditor, hapësira të denja ku fëmijët tanë mësojnë e rriten me kushte më të mira”, ka shkruar Rama.

“Prishtina përtej, me shkolla që rrisin dije, aftësi dhe të ardhme!”, përfundon postimi i kryetarit të Prishtinës.

Të Fundit

Sport

ShowBiz