Pas aksidentit të djeshëm në qytetin e Gjilanit kanë mbetur të lënduar disa persona, të cilët tani po marrin trajtim mjekësor.
Kryeshefi i Departamentit të Emergjencës me reanimacion Dr. Ukshin Ismajli, në Gjilan ka bërë të ditur për arbresh.info se numri i personave që janë duke marrë trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Gjilanit, është 11 dhe se gjendja e tyre është stabile.
- Advertisement -