Aksidenti me fatalitet ku humbi jetën motorristi, policia jep detaje
dp

Lexo edheDy kosovarë ndalohen në Gjermani, dyshohet se qëndronin pa leje të rregullt

Një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur në magjistralen Prishtinë-Pejë.
Sipas informacioneve të siguruara nga Indeksonline në këtë aksident ka humbur jetën një motorrist i moshës 19 vjeçare.
Lidhur me këtë aksident janë deklaruar edhe nga Policia e Kosovës.

Lexo edheDy kosovarë ndalohen në Gjermani, dyshohet se qëndronin pa leje të rregullt
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Vlera Krasniqi tha se ai dyshohet se është vetëaksidentuar derisa Policia po merret me rastin.
“Sot, rreth orës 15:40, në rrugën magjistrale Prishtinë-Pejë, përkatësisht në fshatin Llazicë të Malishevës, dyshohet se një person është vetaksidentuar me motoçikletë.Menjëherë pas pranimit të informacionit, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore, si dhe ekipi mjekësor, ku mjeku ka konstatuar në vendin e ngjarjes se drejtuesi i motoçikletes (mashkull, 19 vjeçar) ishte pa shenja jete.Policia është duke i ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, ka thënë ajo./Indeksonline/