back to top
Friday, March 13, 2026
BallinaUncategorized​Aksidenti me fatalitet, dega e PDK-së në Skenderaj anulon aktivitetet për sot

​Aksidenti me fatalitet, dega e PDK-së në Skenderaj anulon aktivitetet për sot

Të ngjajshme

Serbia blen raketa kineze “shkatërruese”, Kroacia njofton NATO-n

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, konfirmoi më 12 mars...

Basha: Unë jam argat, ku ta sheh VV që muj me ndihmu, une e marr atë pozitë

Ministri i Infrastrukturës, Dimal Basha, duke folur për raportet...

Shënoi hat-trick ndaj Manchester Cityt, Valverde është lojtari i javës

Federico Valverde ishte heroi i Real Madridit, në ndeshjen...

Kryetari i degës së PDK-së në Skenderaj dhe nënkryetari i kësaj komune Sami Lushtaku, ka njoftuar se dega e tyre ka anuluar aktivitetet për sot.

Shkaku sipas Lushtakut është aksidenti i rëndë në Çubrel të kësaj komune.

“Na tronditi thellë lajmi për vdekjen e 3 personave nga një aksident i rëndë komunikacioni në fshatin Çubrel të Skenderajt. Duke shprehur ngushëllimet më të thella familjeve të viktimave dhe shërim të shpejtë për të lënduarit, njoftoj se anulohen të gjitha aktivitetet politike të organizuara nga Dega e PDK-së në Skenderaj”, ka shkruar Lushtaku.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë lënduar si pasojë e një aksidenti të trafikut në rrugën rajonale Mitrovicë-Pejë, përkatësisht në Çubrel të Skenderajt.

Në këtë aksident, i cili ka ndodhur rreth orës 18:40, kanë qenë të përfshira dy vetura, njëra prej tyre e policisë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz