Aksidenti i motoçiklistit, shoqërohet në Polici shoferi
BILLI·

Lidhur me aksidentin e trafikut që ndodhi sot rreth orës 17:00 në rrugën Prishtinë – Fushë-Kosovë, ku lëndime të rënda pësoi një motoçiklist, në Polici është shoqëruar shoferi i një furgoni, i cili ishte i përfshirë në aksident.
Për shkak të plagëve të marra, motoçiklisti është dërguar në QKUK.
Zëdhënësja e Policisë, Florie Ahmeti- Haziraj tha se shoferi i furgonit është shoqëruar në Polici.
Me rastin sipas Ahmetit po merret njësiti i trafikut.

Lexo edheGjermanët hapin fabrikë gjigante në Serbi, punësohen 11.000 persona! (Foto)
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 17:00 në rrugën Prishtinë- Fushë Kosovë.














