Aksident me vdekje në Tiranë, makina fut nën rrota kalimtarin
01·

Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në kryeqytet. Një makinë ka përplasur nje 70-vjeçar në zonën e Porcelanit, në Tiranë.
Burime nga policia kanë bërë të ditur se i moshuari ka qenë duke udhëtuar me biçikletë kur është goditur nga një makinë.
Goditja ka qenë fatale për 70-vjeçarin, duke i marrë jetën.
Lexo edheAktakuzë për dhënie dhe marrje të ryshfetit
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka shoqëruar shoferin e mjetit dhe ka nisur hetimet për të zbardhur dinamikën e aksidentit.














