Aksident trafiku në rrugën Gjakovë-Deçan, lëndohet një person
dp

Lexo edheKarburant cilësor dhe shumë më tepër!

Në këtë aksident janë përfshirë dy automjete dhe një person është lënduar, shkruan lajmi.net.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.
“Rreth orës 12:10 është raportuar një aksident trafiku në fshatin Hereq, në rrugën Gjakovë–Deçan, ku janë përfshirë dy automjete. Deri më tani, përveç dëmeve materiale, një person ka kërkuar ndihmë mjekësore dhe është dërguar për trajtim. Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Gjakovë është duke ndërmarrë veprimet e nevojshme lidhur me aksidentin”, ka deklaruar Elezaj.

Lexo edheKarburant cilësor dhe shumë më tepër!