Aksident trafiku mes dy veturave në Zborc të Shtimes, lëndohen katër persona
dp

Lexo edheDy viktimat e aksidentit në Shushicë të Istogut janë nga Skenderaj, Lushtaku i shpreh ngushëllime familjes

Lajmin për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë në rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.
Ai ka thënë se në këtë aksident janë përfshirë dy vetura, njëra me targa të huaja dhe janë lënduar katër persona.
“Sot, rreth orës 20:00, në fshatin Zborc të komunës së Shtimes, ka ndodhur një aksident trafiku, ku janë përfshirë dy vetura, njëra prej tyre me targa të huaja. Si pasojë e aksidentit janë shkaktuar dëme materiale në të dy automjetet, ndërsa katër persona kanë pësuar lëndime trupore. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e policisë së komunikacionit rrugor, të cilat kanë kryer këçyrjen e vendit të ngjarjes dhe po hetojnë rrethanat që kanë çuar deri te aksidenti”, ka thënë Veseli. /Lajmi.net/

Lexo edheDy viktimat e aksidentit në Shushicë të Istogut janë nga Skenderaj, Lushtaku i shpreh ngushëllime familjes