Aksident i rëndë në Gllarevë, katër të lëndua |Foto
03
Lexo edheKy është personi që po dyshohet për kërcënimin e familjes së presidentit
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Gllarevë të Klinës.
Këtë e ka konfirmuar për lajmi.net edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.
Ai ka bërë të ditur që në aksident kanë qenë të përfshira pesë vetura ndërkaq që të lënduar kanë mbetur katër persona.
“Aksidenti ka ndodhur rreth orës 18:10, të përfshira në aksident kanë qenë pesë vetura , ndërkaq që katër persona kanë mbetur të lënduar. Ende nuk dihet nëse ndonjëri prej tyre është i lënduar rëndë”, ka bërë të ditur Rugova.

Lexo edheKy është personi që po dyshohet për kërcënimin e familjes së presidentit
Kujtojmë se ditë më parë në fshatin Gllarevë kishte ndodhur një aksident i rëndë, ku të vdekur kishin mbetur tre persona.
