Një ngjarje e rëndë është shënuar gjatë natës në autostradën Tiranë Durrës ku për pasoj kanë humbur jetën 2persona.
Një mjet taxi është goditur nga pas nga një mjet tip Benz, ku ky i fundit ka sjell më pas dhe ngjarjen e rëndë. Por automjeti është larguar nga vendi i ngjarjes.
Më datë 21.02.2018, rreth orës 23:30, në autostradën Durrës-Tiranë, pa shkuar në Maminas një mjet tip Benz me targa AA 060 SP është përplasur me mjetin Taksi me targa DR 475 TX.
Për pasojë kanë ndërruar jetë drejtuesi i mjetit tip Taksi B.A.60 vjeç, banues në Durrës dhe pasagjerja, shtetësia E.A. 23 vjeçe, banuese në Tiranë.
Nga veprimet paraprake dyshohet se mjeti tip Benz e ka përplasur nga mbrapa mjetin tip Taksi dhe kjo e fundit për të devijuar është futur në një karburant.
Në mjetin tip Benz nuk është gjetur asnjë shtetas.
Në vendngjarje ndodhen Efektivet e Policisë, të cilët po punojnë për gjetjen e drejtuesit të mjetit tip Benz dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.