Aksident në Skenderaj, lëndohen pesë persona
BILLI

Lexo edhe‘Down Syndrome Kosova’ qendra në Mitrovicë me ekspozitë në Muzeun e qytetit – FOTO

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar Avni Zahiti nga policia rajonale e Mitrovicës. Aksidenti ka ardhur si shkak i marrjes së përparësisë së kalimit.
“Një aksident trafiku me të lënduar është raportuar sot rreth orës 8:30 në Skenderaj.Të përfshira në aksident dy vetura civile,ku si pasoj lëndime kanë pësuar pesë persona të cilët kanë kërkuar tretman mjekësor në Spitalin Rajonal në Mitrovicë”, tha Zahiti.
Ndërkohë, nga hetimet e bëra ne vendin e ngjarjes, shkaktar i aksidentit konsiderohet marrja e përparsisë së kalimit.

Lexo edhe‘Down Syndrome Kosova’ qendra në Mitrovicë me ekspozitë në Muzeun e qytetit – FOTO