Aksident në Prishtinë, policia jep detaje

Si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur rreth orës 15:00 në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, ka pësuar lëndime një motoçiklist. I njejti është dërguar për trajtim mjekësor.
Lajmin për Express e ka konfirmuar policia.
“Rreth orës 15:00 në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë ka ndodh një aksident trafiku mes një motoçiklete dhe nje vëture, tipi ”Pasat”. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar ngasësi i motocikletes dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor. Me aksidentin po merret policia rajonale e trafikut”, tha Flora Ahmeti nga zyra për informim në policinë rajonale të Prishtinës.
Lexo edheVV fton LDK’në që të organizojnë një protestë të përbashkët kundër Thaçit
Ndërkohë, policia vazhdimisht po bën apel për kujdes në komunikacion.














