Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot rreth orës 18:00 në fshatin Llugë të Podujevës.
Lajmin për IndeksOnline e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ku njoftoj se në aksident është përfshirë një automjet dhe një motoçikletë.
Ahmeti bëri të ditur se si pasojë e aksidentit kanë mbëtur të lënduar tre persona.
“Sot rreth orës 18:00, në fshatin Llugë të Podujevës, ka ndodhur një aksident trafiku.
Në këtë aksident kanë qenë të përfshira një automjet dhe një motoçikletë. Si pasojë e aksidentit, tre persona kanë pësuar lëndime trupore. Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, ka thënë Ahmeti./IndeksOnline/