Aksident në Klinë, vdes një grua
Një grua ka vdekur në fshatin Zajm të Pejës pas një aksidenti që ka ndodh atje.
“I dyshuari mashkull K-Shqiptar derisa ishte duke drejtuar veturën, dyshohet nga pakujdesia ka shkaktuar aksidentin duke u ndeshur me veturën të cilën e drejtonte viktima mashkull K-Shqiptar”, thuhet në raportin e Policisë.
Aksidenti ka ndodh dje rreth orës 17:00.

Lexo edheIsa Mustafa pagoi bileta udhëtimi pa i ditur çmimet
“Si pasojë e aksidentit, lëndime vdekjeprurëse ka pësuar viktima femër K-Shqiptare-bashkëshortja e të dyshuarit, e cila ka ndërruar jetë në spitalin rajonal Pejë, dhe po ashtu lëndime kanë pësuar edhe katër persona pasagjerë në veturë, të cilët pas tretmanit mjekësor janë liruar”.
“Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është u është dorëzuar familjarëve për ceremoni mortore”.














